Mira Janji: Në tregun e muzikës për vokalin jo për ndërhyrjet estetike, pse vendosa të mbetem origjinale

Mira Janji është një nga këngëtaret shqiptare, e cila merr ftesa për koncerte në vende të ndryshme të botës. Po si reziston ajo në tregun e egër të muzikës, çfarë mendon për ndërhyrjet kirurgikale, dhe sekreti që e bën të veçantë i rrëfen në këtë intervistë për “Story.al”

Si ishte ky sezon veror për ty?
E ngarkuar si gjithnjë me profesionin, dhe duke gjetur pak kohë për pushime.

Çfarë planesh ke për stinët që vijnë?
Këngë të tjera në vazhdimësi për publikun tim të dashur, që gjej rastin ta falënderoj nga zemra për vlerësimet e panumërta që më bëjnë për vokalin tim!

Mira-Janji-2

Ç’mendim keni për të bukurën, ti ndihesh e tillë?
Bukurinë e kam në gen nga prindërit e mi, dhe nuk kam bërë asnjë ndërhyrje estetike. Fatmirësisht nuk kam patur nevojë. Marr pafund komplimenta edhe për bukurinë time dhe më gëzon fakti që më quajnë nga femrat më të bukura në vend.

Gjithsesi muzika dominohet nga vajzat e bukura, i druheni konkurrencës?
E quaj veten të veçantë, artiste të kompletuar në të gjitha drejtimet. Nuk imitoj askënd, ndaj nuk i druhem konkurrencës!

Mira-Janji-3

Si është një ditë e juaja e zakonshme?
Me shumë ngarkesë sa i përket punës time, më pas impenjime të ndryshme sipas programit që kam. Mund të them se udhëtoj për koncerte në të gjitha vendet e botës, deri në Australinë e largët, ku dhe publiku më ka pritur shumë mirë.

Çfarë komponentësh i duhen një kënge për t’u cilësuar “kryevepër” kur e dëgjon?
Mjafton të përshtatet zëri me ritmin, mua fatmirësisht më përshtaten dhe i këndoj shumë mirë të gjitha rrymat muzikore, duke kujtuar këtu këngët e mia: “Shqipëri moj tungjatjeta”, “Pa ty”, “Një yll kërkoj”, etj.

Mira-Janji-1

Ke ndonjë idhull që të ka frymëzuar ndër vite?
Janë disa këngëtarë që i kam adhuruar që në fëmijërinë time e deri me sot si, Mariah Carey, Madonna, etj.

Cili është sekreti yt për të qëndruar gjatë në tregun e muzikës?
Sekreti është të jesh vetvetja dhe të bësh atë që di më mirë.Por gjithsesi mirënjohja e parë është ndaj Zotit dhe sigurisht ndaj familjes sime!