Miqtë fusin në kurth Marina Farën, balerini e ngacmon seksualisht në festën e ditëlindjes

Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina festoi ditëlindjen gjatë një feste mes miqsh ku ajo ishte veshur si një princeshë e vërtetë. Një nga vajzat më të ndjekuara në rrjetet sociale, publikoi edhe video nga festa e saj e ditëlindjes ku dukej shumë bukur me një fustan rozë. Por duket se miqtë e kanë futur në kurth Marinëm, pasi i bënë suprizë një balerin seksi me maskë në fytyrë. Ai në një moment nisi ta puthte dhe prekte gjithandej, duke e vënë në siklet dhe në provë se si mund të reagonte ajo ndaj një ngacmimi seksual të improvizuar në publik. Vetëm Marina postoi foto nga momenti “i nxehtë” i festës, të shoqëruar me statusin “Ja ç’të bën shoqëria”. Në këtë ditë të veçantë të bukuroshes nuk mund të mos mungonte edhe urimi i nënës së saj, Elit. “Gëzuar ditëlindjen! Edhe 100 Marushkaaa! Qofsh e lumtur gjithë jetën! Të dua shumë jeta ime”, shkruante Eli. /Story.al/