Miqësia u kthye në armiqësi/ Pas përplasjeve virtuale, vëllai i Escobars sulmon Noizy-n në qendër të Tiranës, ja momentet
Reperi i njohur Noizy është sulmua nga vëllai i ish-anëtarit të grupit OTR, Escobars, gjatë mbrëmjen e së të dielës në Sheshin Skënderbej.Përplasja mes tyre ndodhi gjatë një aktiviteti sportiv të mbajtur në kryeqytet, ky ishin të ftuar ishin emra të njohur si Noizy, Meriton Mjekiqi, Dafina Zeqiri, Bes Kallaku etj.
Pamjet e sherrit, ku nuk u kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.
Kujtojmë që dy shokët prishën miqësinë mes tyre dhe u përplasën virtualisht pasi Escobar i ftuar në emisionin “Gjoni’s Black” të Meriton Mjekiqit, i bëri diss Noizy-t.
“Tash nuk jam me ta se janë pak me hile si djem. Zini nuk është i drejtë, është një djalë i pafytyrë. Kur të ndihmon një njeri prej fillimit, me pare, me rroba, me krejt dhe mos me të respektuar, me ta hangër dorën se po i jep bukë me to, është gjynah e nuk ia vlen”,- u shpreh reperi, duke iu drejtuar ish-anëtarit të OTR.
Noizy është përplasur virtualisht gjithashtu edhe me drejtuesin e këtij programi, pasi në “Gjoni’s Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me këtë të fundit dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj edhe vetë Meriton Mjekiqi ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.
Gjithashtu Meriton Mjekiqi dhe Escobar sollën këngë bashkëpunim “Pap Pap” në muajin korrik.