Miqësia e Chris Brown dhe Adele i befason të gjithë, këngëtari e viziton në shtëpi për orë të tëra
Këngëtarja e njohur, Adele dhe Chris Brown duket se gëzojnë një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrit. Ky i fundit ka udhëtuar së fundmi drejt shtëpisë së Adele në Londer, aty ku ka takuar artisten dhe ka folur me të për orë të tëra.
‘Hollywoodlife’ ka treguar se Chris ka kaluar disa orë në shtëpinë e Adele dhe më pas është larguar. Miqësia e dyshes ka lindur në vitin 2013, moment në të cilin Adele komentoi dhe një prej fotove krah Chris që po bënte xhiron e rrjetit, duke treguar se në ato momente kishin qenë duke i bërë komplimente njëri-tjetrit.
Brown e ka treguar hapur vlerësimin e madh që ka për Adele dhe ka pohuar se ka qenë një kënaqësi e madhe njohja me të./revistawho.com