Miqësia e bukur e Lori Hoxhës me Era Istrefin, këtë herë takohen në Londër

Trashëgimtarja e “Top Channel” dhe blogerja shumë e pëlqyer, Lori Hoxha ka miqësi të ngushtë me këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi. Së fundi shoqet e ngushta janë takuar në Londër të Anglisë, nga ku Lori ka postuar foton së bashku. Kjo nuk është hera e parë që dy vajzat e njohura kalojnë kohë dhe argëtohen në shoqërinë e njëra-tjetrës në vende të ndryshme të botës. Gati një vit më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mikeshat postuan video nga një makinë superluksoze, një Porsche 911 Carrera S Cabriolet. Dy vajzat e famshme të showbiz-it shqiptar duket se e kanë bërë stil jete të kalojnë kohë duke shëtitur botën në shoqërinë e njëra-tjetrës.