
Ministri Arbian Mazniku paraqitet në SPAK
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku është paraqitur në SPAK. Ai ka mbërritur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme.
Sipas informacioneve, ministri Mazniku i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D në cilësinë e personit që ka dijeni.