Mimoza Shkodra e lumtur pas prishjes së fejesës me Seldi Qalliun
Java e kaluar u mbush me lajme që në tituj kishin dy emra: Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu! Dyshja që u fejuan në fund të vitit të kaluar, nuk e patën gjatë lidhjen e tyre e cila përfundoi me ndarje para pak javësh. Dyshimet lindën pas një ftohjeje mes çiftit, pasi fotografitë e tyre u larguan nga Instagrami derisa nuk pati ndonjë deklaratë nga asnjëri.
Por akullin e theu Seldi, kur në spektaklin “Dance With Me”, deklaroi se nuk është më i fejuar me Mimozën, por që megjithatë ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.
Në krejt këtë mes e gjallë s’u bë Mimoza e cila preferoi heshtjen, por një video e shkurtër që ka lançuar në Instagram këtë të mërkure, na tha mjaftueshëm për gjendjen e saj. E veshur me tuta dhe atlete, Mimoza po vallëzonte si një çupëlinë e lumtur dhe siç duket, me këtë video ka dhënë përgjigjen e saj: jam e lumtur! shkruan Prive.