Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, pasi rindërtoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti!
Mimoza Ahmeti, poetja dhe autorja e njohur me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës është dënuar nga gjykata për ndërtim të paligjshëm. Mësohet se banesa e Mimoza Ahmeti në Petrelë ishte dëmtuar nga tërmeti, ndaj ajo u detyrua ta rindërtojë por për këtë gjykata urdhëroi që ajo të dënohet me 40 orë pune në javë me interes publik.
Poetja u detyrua të shkojë në Gjykatën e Tiranës si e akuzuar për të dëgjuar edhe njëherë rezultatet e hetimit nga prokurori që e kishte përballë. Ajo sqaroi se se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u detyrua të ndërtonte një banesë të re.
Kjo nuk është hera e parë që gjykata dënon për vepër të ngjashme personazhe të njohur. Më herët edhe këngëtari Bojken Lako është dënuar për ndërtim pa leje. Mësohet se për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe 30 shtetas të tjerë, emrat e të cilëve u dorëzuan si të pandehur nga Prokuroria e Tiranës.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan se Prokuroria po bën drejtësi me një poete dhe këngëtar, referuar këtu dënimit të mëparshëm të Bojken Lakos, të cilët po bënin punime në shtëpinë e tyre, por nuk vepron kundrejt atyre që bëjnë shkelje kilometrike. “Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike! Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët”.
Bordo