Milioneri 27-vjeçar kursen 80% të të ardhurave të tij. Nuk shpenzon para në këto dy gjëra
Pasuria neto e Todd Baldwin kaloi 1 milion dollarë kur ai ishte vetëm 25 vjeç.
Sot, në moshën 27-vjeçare, ai fiton 615,000 dollarë në vit falë një përzierjeje të të ardhurave nga pronat me qira, punës së tij të përditshme me shitjet e sigurimeve komerciale dhe parave shtesë që bën si blerës sekret.
Shumica e të ardhurave të tij vijnë nga gjashtë pronat me qira që ai zotëron me gruan e tij, Angela. Ata fitojnë 460,000 dollarë në vit me qira. Pas shpenzimeve, pagesat e hipotekës, taksat, sigurimet dhe shërbimet komunale, ata mbajnë rreth 150,000 dollarë në vit.
“Megjithëse vlera jonë neto arrin shtatë shifra, ne nuk bëjmë shumë nga gjërat tipike që shumica e njerëzve parashikojnë se bëjnë milionerët. Ne jemi shumë më kursimtarë”– thotë Baldwin, i cili ka një unazë martese llastiku 12-dollarëshe dhe ndan një ‘Ford Focus’ të vitit 2009 me gruan e tij. Për shkak se i mban shpenzimet e tij kaq të ulëta, ai është në gjendje të kursejë më shumë se 80% të ardhurave të tij.
Milioneri 27-vjeçar refuzon të shpenzojë para për disa gjëra, thotë ai për CNBC Make It: Fillimisht, ai nuk paguan për argëtimin, si restorantet dhe filmat, “por kjo vetëm sepse unë di si të paguhem për këtë”,- thotë ai.
Baldwin është një “blerës sekret” dhe paguhet për të ngrënë jashtë, për të bërë pazare, për të parë filma dhe madje për të vizituar hotele dhe kazino.
“Ka shumë biznese që duan të dinë se si po ecin punonjësit e tyre dhe si po reagon tregu ndaj produkteve të tyre”,- shpjegon ai. “Kështu që ato kompani punësojnë firma të mistershme të blerjeve për të gjetur kontraktorë të pavarur si unë që të shkojnë në qendrën e tyre si klient i rregullt, të blejnë produktin ose shërbimin dhe më pas të raportojnë për të.”
Ai ka fituar rreth 30,000 dollarë që kur filloi blerjet vite më parë në kolegj. Falë blerjeve sekrete, ai dhe gruaja e tij shpenzojnë vetëm rreth 25 dollarë në muaj për ushqim.
“Një gjë tjetër për të cilën nuk do të shpenzoj kurrë para janë tarifat e panevojshme të llogarisë bankare ose tarifat e kartës së kreditit”– thotë Baldwin. Kjo nuk do të thotë se ai nuk përdor karta krediti, ka 13 të tilla, por gjithmonë i bën pagesat në kohë për të shmangur tarifat e vonuara./BM/