Milionat e sheikut apo ato të biznesmenit spanjoll: çmenduri financiare e Real Madrid e Psg për Mbappè

I nxehti i verës nuk ka ardhur ende por temperaturat e merkatos janë rritur që tani. Negociatat për Mbappen do të jenë epiqendra e vërtetë e dritares dhe për të bindur francezin dy skuadrat me mundësitë më të mëdha ekonomike, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, kanë nxjerrë që tani Asat. Nuk ka kohë për të humbur, Sheiku Al-Kelahifi dhe Florentino Perez e dinë mirë këtë dhe, për këtë arsye, kanë vendosur në tavolinë dy oferta marramendëse. PSG ka përsëritur vazhdimisht vullnetin e saj për të blinduar, ndoshta përgjithmonë, talentin francez, i cili në vend të kësaj i ka shkelur syrin Galacticos prej kohësh. Kjo është arsyeja pse përpjekja ekonomike është një nga ato titanike.

Në ofertën e parisienëve, sipas El Pais, janë tre propozime, duke u ngjitur në bazë të kohëzgjatjes së kontratës. Dyvjecare, me 80 milionë në momentin e nënshkrimit, 40 në vitin e parë dhe 50 në vitin e dytë të kontratës. Trivjecare me 130 milionë menjëherë, 40 në të parin dhe 50 në dy sezonet e tjera. E më pas oferta më e rëndë, e cila ndoshta do të hapte mundësinë e një marrëveshjeje “ad vitam”, duke e bërë Mbappé sportistin më të pasur në aktivitet. 200 milionë vetëm për të pranuar dhe më pas një rrogë 40 milionë në vitin e parë, 50 në të dytin dhe të tretin dhe 60 në të katërtin, me mundësi vazhdimi të kësaj shifre të fundit për vitet në vijim. Të gjitha me 100% të drejta imazhi për lojtarin.

Me pak fjalë, një qëndrim i veshur me ar. Vështirë, në mos e pamundur, të refuzosh El Doradon e Sheikut, po të mos ishte se apeli dhe prestigji i skuadrës parisiene në Europë, pavarësisht shpenzimeve të mëdha të presidentit, janë të kufizuara në krahasim me ato të Real Madrid, ekipi më i famshëm dhe fitues në Kontinentin e Vjetër. Këtë Kiliani e di mirë dhe dëshiron të kurorëzojë karrierën e tij si kampion absolut duke u bërë fitues edhe me klubin, përvec se me kombëtaren.

Talenti i kësaj gjenerate, me origjinë nga periferitë e Parisit, ka shprehur vazhdimisht një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme për merengues që për të ofrojnë 180 milionë vetëm për të nënshkruar dhe 40 për çdo vit të kaluar me camiseta blanca mbi supe. Megjithatë, e drejta e imazhit nuk i është lënë plotësisht lojtarit: gjysma do të mbahet nga shoqëria e Perez. Një ofertë, edhe pse faraonike, inferiore nga ajo e PSG-së. Në këtë pikë, vullneti i lojtarit do të bëjë të gjithë ndryshimin e botës.

Nga njëra anë, paratë e Sheikut dhe mundësia për të qëndruar përgjithmonë në Paris, ndoshta me rrezikun për të mos fituar asgjë; nga ana tjetër, Real Madrid, me sharmin e tij si mbretërorët fitues të futbollit europian, ndonëse me një portofol paksa më pak të fryrë (sa për të thënë…). Të heqësh dorë nga një pjesë e paketës së madhe të PSG-së për lavdinë e Galacticos? Të bëhesh simboli i Parisit në botë, apo të kërkojë stimuj të rinj në radhët e skuadrës më të suksesshme ndonjëherë? Dilema që tregojnë se si Mbappé është aktualisht futbollisti më i kërkuar në botë.