Miliarderja Paris Hilton i jep fund beqarisë: Kurrë nuk jam ndier kaq e sigurt


Miliarderja Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë në moshën 36 vjeçare, duke shpallur fejesën me të dashurin e saj, Chris Zylka, aktorin që ka luajtur në filmat “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man”. Sipërmarrësja e famshme konfirmoi fejesën e saj me këtë fotografi të publikuar në Twitter, ndërsa aktori i propozonte në një udhëtim në Aspen të Colorados. “Jam e lumtur për fejesën me dashurinë e jetës sime dhe me shokun tim më të mirë. Kurrë nuk jam ndier më e lumtur, e sigurt dhe e dashuruar. Ai është i përkryer për mua dhe tregoi se përrallat ekzistojnë”, ka shkruar Hilton për këtë vendim të jetës.