Miliarderi 91-vjeçar divorcohet nga gruaja pas 6 vitesh martesë

Bos i medias, miliarderi Rupert Murdoch po divorcohet nga bashkëshortja, Jerry Hall pas gjashtë vitesh martesë.

Ky do të jetë divorci i katërt i 91-vjeçarit Murdoch, ndërsa kjo është martesa që i ka zgjatur më pak, ndërsa për Hall, 65 vjeçe, kjo ishte martesa e saj e parë.

Më parë ajo ishte në një lidhje afatgjatë me rockerin e Rolling Stones, Mick Jagger, me të cilin ka katër fëmijë.

Murdoch, i cili ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarësh, ka gjithsej gjashtë fëmijë. Detajet e divorcit nuk janë bërë ende publike dhe nuk dihen as arsyet që i çuan drejt divorcit.

Ata u martuan në Londër në mars 2016, pas një romance të stuhishme pesë-mujore.

Në atë kohë, manjati shprehu gëzimin e tij, teksa postoi në Twitter: “Njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë”. Megjithatë duket se lumturia e tyre nuk zgjati edhe shume./ DailyMail

/rtsh.al/