
Miley Cyrus video për Dua Lipën: Në Kosovë me Mbretëreshën!
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nëpërmjet një videoje në llogarinë e saj në instagram, bën me dije se në festivalin e Prishtinës që do të mbahet me 2 gusht në Kosovë, përpos faktit që do të jetë vetë e pranishme, ajo do të marrë me vete edhe kolegen e saj, këngëtaren me famë botërore Miley Cyrus.
“Unë do të shkoj në Kosovë me Mbretëreshën e Kosovës”, shprehet Miley në videon e publikuar.
Me siguri të gjithë ju po e prisni me padurim këtë surprizë mjaft emocionuese.
Më herët është njoftuar se në këtë festival do të jetë edhe një prej Dj më të njohur në botë, Calvin Harris.