Miley Cyrus: Martesa ime me Liam, një ‘katastrofë’
Miley Cyrus e quajti martesën e saj jetëshkurtër me Liam Hemsworth një “katastrofë” ndërsa ndihmoi një çift të fejohej në koncertin e saj.
Sipas Daily Mail, këngëtarja ishte duke performuar në Lollapalooza Brazil të shtunën mbrëma kur solli në skenë një çift homoseksual për propozimin e tyre.
“Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja,” tha Cyrus pasi uroi çiftin, “e imja ishte një katastrofë”.
Miley dhe Liam u lidhën për herë të parë në vitin 2008 pasi të dy luajtën në filmin “Last Song”. Ish cifti u fejua në vitin 2012, por u ndanë vitin e ardhshëm, për t’u ribashkuar në vitin 2015 dhe më në fund u martuan në dhjetor 2018. Por martesa zgjati më pak se një vit.Lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë pasi ajo u fotografua duke u puthur me ish-in e Brody Jenner, Kaitlynn Carter.
Pas një lidhjeje njëmujore me Carterin, Cyrus vazhdoi të takohej me këngëtarin australian Cody Simpson për dhjetë muaj. Ndërkohë, aktori u lidh me yllin e “Dynasty” Maddison Brown përpara se të niste një romancë me modelen Gabriella Brooks./Lapsi.al