Miley Cyrus i dedikoi këngën e fundit, Liam Hemsworth e injoron publikisht
Kënga më e re e Miley Cyrus i bëri të gjithë të mendojnë se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj, Liam Hensworth.
Këngëtarja ka shpjeguar në të të gjitha ndjenjat e saj dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të interesohen për reagimin e Liam.
“Liam nuk është aspak i fokusuar tek kënga e re e Miley-t, por është i sigurt se çdo projekt i saj do të jetë një hit. Ai e di se si punon Miley dhe se muzikën e ka formën e duhur për t’u shprehur”, kanë treguar burime pranë Hemsworth, duke shtuar se atij nuk i intereson asnjë detaj tjetër rreth Miley-t.
Në këngën e publikuar së fundmi nga Cyrus në 14 gusht, në një pjesë e tekstit shkruhej: “9 vite ikën nga duart e mia”.
Kujtojmë se Miley i dha fund lidhjes me Cody Simpson, ndërsa Liam vazhdon lidhjen me të dashurën e tij të quajtur Gabriella./revistawho.com