Miley Cyrus flet si një vajzë ‘single’: Momenti më i vështirë është kur…

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur, Miley Cyrus ka treguar më shumë detaje rreth raportit me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

Ajo e krahasoi marrëdhënien e tyre me një biberon, duke thënë: “Ishte ajo gjë për të cilën unë thjesht nuk kisha nevojë, jo sepse nuk ishim më të dashuruar, por për shkak të rehatisë”.

Më tej ylli i muzikës pop se lëndimi më i madh nuk shkaktohet në momentin që një lidhje merr fund, por kur ti përpiqesh për të dhe pavarësisht se sa mundohesh ajo nuk funksionon më.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Miley i dha fund dhe lidhjes me këngëtarin Australian, Cody Simpson dhe pohoi se kanë ngelur miq shumë të mirë bashkë.