‘Miku im Dolfi…’/ Fjolla Morina e prekur për ndarjen nga jeta të ish-shefit të policisë së Ulqinit: Humbje e madhe për ne…

Fjolla Morina, ka reaguar në lidhje gjetjen e trupit të pajetë t ëish-shefit të policisë së Ulqinit Rudolf Elezović.

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina, ka reaguar në lidhje gjetjen e trupit të pajetë t ëish-shefit të policisë së Ulqinit Rudolf Elezović.

Morina teksa tregon miqesinë e ngushtë me Elezoviç, i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

“Miku im i Dolfi shume veshtire po e kom te shkruaj per ty. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve. Nje humbje e madhe per ne. Kujtimi i tij do te jete ne zemrat tona. Ngushllime”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

(a.b)/dosja.al