Mikrobiologu i njohur: “Koronavirusi produkt i çmendurisë së shkencëtarëve në Wuhan, ja çfarë bënë”

Mikrobiologu i njohur rus, profesori Petr Chumakov, ka deklaruar së fundmi se koronavirusi është produkt i ‘çmendurirave’ që bëhen me të në laboratin në Wuhan të Kinës.
Ai ka thënë se qëllimi i shkencëtarëve ishte të studionin virusin, jo të krijonin një virus vdekjeprurës. Sipas profesorit, ata i kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit të infektojë qelizat njerëzore.
“Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin e Wuhanit, po punonin intensivisht për zhvillimin e disa varianteve të koronavirusit gjatë 10 viteve të fundit. Ata e bënë këtë, jo me qëllim, por për të studiuar.
Për mendimin tim, kanë bërë çmendurira. Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”, tha Chumakov për “Moskovsky Komsomolets”.