Mike Tyson zbulon: Do të vdes shumë shpejt. Thjesht dua të vdes me vetëdije

Mike Tyson beson se vdekja do t’i vijë “shumë shpejt”. Duke folur në “Hotboxin”, ai tregoi se ka probleme me paratë, pavarësisht se është një multimilioner.

Ish-kampioni 56-vjeçar i peshave të rënda i tha terapistit Sean McFarland se e ndjen se koha e tij thuajse ka mbaruar. “Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht.”

“Pastaj, kur shikoj në pasqyrë, shoh pika të vogla në fytyrën time, them: “Uau. Kjo do të thotë se data ime po afron, shumë shpejt”.

Ai foli edhe për marrëdhënien e tij me paratë. “Unë u them gjithmonë njerëzve se kur ke shumë para, nuk mund të presësh që dikush të të dojë. Ti mendon se je i pamposhtur kur ke shumë para, gjë që nuk është e vërtetë.”

Por ju nuk jeni të mbrojtur nga vdekja. “Kjo nuk do të thotë se nuk do të sëmuresh apo nuk do të goditesh nga një makinë. A mund t’ju mbrojnë paratë, kur hidheni nga një urë?” – tha legjenda e boksit. – “Unë thjesht dua të vdes me vetëdije. Nuk dua të vdes duke bërtitur”, – u shpreh ai. /Liberale.al/