
Mike & rivale, Ilda Bejleri dhe Lei Kraja “flirtojnë” me tifozët e Botërorit
Ilda Bejleri është moderatorja e emisionit të ri sportiv “Ruski bar”, që po transmetohet në “Digitalb” me nisjen e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”. Kolegia e saj, Lei Kraja ka postuar në Instagram një album fotosh para pasqyrës, ku dy miket dhe rivalet marrin poza joshëse. Duket sikur dy prezantueset seksi po flirtojnë me tifozët e sportit, sepse kur i sheh të dyja bashkë me të vërtetë i vënë flakën fare Instagramit? Kujtojmë që Lei Kraja është figura e re e gazetarisë sportive pas ardhjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Story.al/
