Mijëra njerëz protestojnë në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës

Vladimir Putin ka thënë se ka një mbështetje të gjerë publike për pushtimin e Ukrainës, por deri në mbrëmje, mijëra njerëz në qytete anembanë Rusisë kanë sfiduar kërcënimet e policisë për të dalë në sheshet qendrore dhe për të protestuar kundër fushatës ushtarake.

Policia ka arrestuar të paktën 1,346 njerëz deri mbrëmjen e sotme, teksa përpiqej të bllokonte protestat. Shumica e arrestimeve u bënë në Moskë dhe Shën Petersburg, ku turmat ishin më të mëdha. Protestuesit brohorisnin: “Jo luftë!”

Për ukrainasit, kundërshtimet publike ndaj luftës mund të ndodhin shumë më vonë. Autoritetet kanë thënë se të paktën 40 ushtarë janë vrarë dhe shumë më tepër civilë janë të plagosur.

“Nëse autoritetet ruse nuk duan të ulen me ne për të diskutuar paqen, ndoshta ata do të ulen me ju,” iu drejtua rusëve Volodymyr Zelenskiy, presidenti i Ukrainës, të enjten në mëngjes, duke ndjerë se shumica e rusëve e kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës.

Sondazhet e fundit dhe reagimet publike të emrave të njohur në Rusi tregojnë se një pjesë e mirë nuk pajtohet me vendimin e presidentit Vladimir Putin. Një sondazh nga Qendra e Pavarur Levada, i publikuar të enjten, tregoi se vetëm 45% e rusëve ishin në favor të njohjes nga Rusia për dy republikat e vetëshpallura në Donbas, vendim që parapriu ngjarjet dramatike të mëngjesit të së enjtes.

Anabelmagazine