Mihrije Braha sulmohet nga fansat: “Je aq plakë sa të ka harruar dhe Zoti, mos bëj kot si vajzë e re”!
Një nga këngëtaret ikonë të muzikës në Kosovë, Mihrije Braha është sulmuar keq nga fansat me komente fyese dhe denigruese. Shkak u bë një foto që ajo postoi në Instagram, ku kishte marrë pozë seksi dhe ekspozonte gjoksin.”Je qesharake. Çuditemi se si një grua plakë do me zor të duket vajzë e re. Të ka harrruar Zoti!”, ishte një nga komentet e një prej ndjekëseve në Instagram. Mihrije ndërhyri duke i konsideruar këto komente xhelozi e pastër e atyre që duan të jenë si ajo, por s’munden”. Komentet negative ishin të shumta, mes të cilave kishte dhe shumë të tjerë që e komplimentonin për bukurinë këngëtaren rreth të 50-tave. /Story.al/