Midis punës dhe dhe pushimeve, Ardit Gjebrea i dedikon këto fjalë bashkëshortes dhe vajzës

Me fotot e fundit në rrjetet sociale, moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka treguar se këto ditë ndodhet pranë detit së bashku me stafin e programit ‘E diela shqiptare’ dhe familjen e tij.

Pak minuta më parë ai ka publikuar një foto të bashkëshortes me vajzën e vogël, Ana.

“Gjithçka kam”, ka shkruar Arditi krah postimit shoqëruar me dy emoji zemrash.

Këto momente pushimi dhe pune njëhkohësisht duhet të jenë më të bukurat për Arditin, i cili ka ndarë herë pas here foto të ndryshme me njerëzit e tij më të dashur duke shijuar verën 2020.

revistawho.com