Michelle Obama: Në kolegj më diskriminonin nga ngjyra e lëkurës
Michelle vjen nga një e shkuar e vështirë, kryesisht për shkak të diskriminimit që i është bërë sepse ishte një vajzë me ngjyrë. Ish-zonja e parë e Amerikës ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh inkurajues për të gjithë ata që kalojnë në të njëjtën situatë. “Kjo jam unë në Princeton në vitet e hershme 1980. E di se të jesh gjenerata e parë e studentëve të kolegjit është e frikshme, për mua ishte. Unë isha e zezë dhe vija nga një lagje e klasës punëtore, në Chicago ndërsa studentët në Princeton ishin të bardhë”, ka shkruar Michelle, duke shtuar se ka hasur shumë vështirësi gjatë kohës së studimeve për shkak të ngjyrës së lëkurës, por ka pasur fatin të njohë shumë miq të cilët e kanë mbështetur, shkruan Lapsi.al. Ish-zonja e parë e SHBA-së ka dashur të përcjellë tek të gjithë ndjekësit e saj dëshirën dhe forcën për të studiuar pavarësisht pengesave, pasi edukimi do i ndihmojë të ndryshojnë jetën e tyre, ashtu siç ndryshoi jeta e saj.