Michele Obama flet rreth martesës: Do të keni periudha kur nuk mund ta duroni njëri-tjetrin
Në episodin më të fundit të podcasteve të saj në Spotify, ish zonja e parë ,Michele Obama foli më shumë rreth martesës duke ndarë mendimet e saj me dëgjuesit.
Mishele u shpreh se çiftet e reja, veçanërisht ata me fëmijë të mitur, stërmundohen të përballojnë lodhjen dhe stresin dhe të ndajnë rolet, duke lënë në plan të dytë marrëdhënien.
“Duhet ta dini se do të ketë kohë të vështira, periudha të gjata kohe, kur nuk mund ta duroni njëri tjetrin. Kishte raste kur unë doja ta hidhja Barack nga dritarja. Dhe e them këtë sepse duhet ta dini se ndjenjat do të jenë intensive. Por kjo nuk do të thotë që duhet hequr dorë. Dhe këto periudha mund të zgjasin për shumë kohë. ndoshta edhe me vite”, tha ajo.
Çifti Michelle dhe Barak Obama janë takuar në 1989 dhe do të festojnë përvjetorin e 28 të martesës së tyre vitin e ardhshëm.