Michele Morrone kapet mat! Ja kush është e dashura e aktorit të “365 Days”
Aktori Michele Morrone, i cili u bë i famshëm me rolin në filmin “365 Days”, thuhet se është në një lidhje romantike me blogeren, Giulietta Borroni. Ishte e përjavshmja “Chi” ajo që zbuloi dashurinë e re të Michele.
Numri i fundit i revistës i kushtohet romancës së re të aktorit me disa foto ekskluzive. Në njërën prej imazheve, të zgjedhur edhe për kopertinën e këtij artikulli, aktori shihet duke e puthur të dashurën në qafë.
Sipas asaj që shkruhet nga “Chi”, Michele Morrone i është afruar Giulietta Borroni-t së pari me një puthje të butë në vesh, pastaj me një përqafim dhe më pas një puthje në qafë.
Por kush është Giulietta Borroni?
Giulietta Borroni është me origjinë nga Novara, por është e adoptuar në Milano. Borroni është një influencuese me një profil Instagrami me mbi 19,000 ndjekës. Ajo gjithmonë ëndërronte të bënte filma, por më pas e gjeti veten të përfshirë në botën e estetikës dhe kujdesit të trupit. Tani, Borroni është një artiste qerpikësh.