Micheal Ballack i sëmurë me kancer: ish-kampioni gjerman është operuar për një tumor në shpinë

Ikona e futbollit gjerman është sëmurë me kancer.

Lajmi tronditës ka ardhur nga faqet e Bild, një nga të përditshmet gjermane më të rëndësishme: Michael Ballack, ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Mynih e Chelsea, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Ashtu si bën të ditur Bild, zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit të datëlindjes 1976 ndodhi rreth një muaj më parë, duke kërkuar operacionin të domosdoshëm.

Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Ballack ka nisur një rikuperim i gjatë e i vështirë.