
Michael Douglas puth në buzë babanë 101-vjeçar, dhe ka një arsye
Një ditë më parë, aktori i famshëm Michael Douglas është nderuar me një yll në “Hollyëood Ëalk of Fame”. 74-vjeçari u nderua me yllin e tij për 50-vitet në industrinë e filmit. Për të festuar këtë arritje ai ka puthur në buzë babanë e tij 101-vjeçar, Kirk Douglas. Në fjalimin e tij, 74-vjeçari tha: “Babai im është këtu. Shumë shpejt ai bën 102 vjeç. E di, asnjë nga djemtë e tu nuk është duke festuar 50-vjetorin në biznes… do të thotë shumë për mua që ti je këtu sot. Të falënderoj për këshillat e tua, për inspirimin që më ke dhënë! E them me gjithë zemër që jam shumë krenar që jam djali yt!”. Në këtë moment kaq të veçantë, Michael kishte pranë bashkëshorten Catherine Zeta Jones dhe djalin e tij, Cameron që e ka me bashkëshorten e parë, Diandra Luker, shkruan Panorama Plus. Ndërkohë Michael dhe Catherine kanë dy fëmijë së bashku, djalin Dylan, 18 vjeç dhe vajzën Carys, 15 vjeç.
