Michael Douglas “braktis” thinjat e famshme për…
Michael Douglas nuk njihet pa flokët e tij të thinjur.
Ylli i Hollivudit, 78 vjeç, i habiti ndjekësit në një video të postuar në Instagram. Ai njihet për thinjat e tij të hedhura pas, por aktori ka vendosur që t’i kthejë në një ngjyrë të kuqërremtë.
Douglas nuk iu referua shndërrimit të tij në video, por era që frynte ia zbuloi butësisht këtë detaj. Flokët e fshehur poshtë një kapele u shpërndanë nëpër erë dhe nuk i shpëtuan syrit vigjilent të ndjekësve.
Teksa shumë prej tyre e komplimentuan duke i thënë se “duket më i ri”, të tjerë i komentuan të kundërtën dhe e këshilluan të rikthehej te pamja e mëparshme. Të tjerë kanë hedhur fjalë se pamja e re mund të jetë rezultat i ndonjë projekti të ri të aktorit./tvklan.al