Michael B. Jordan shpallet burri më seksi i vitit 2020

Revista prestigjioze amerikane “People” ka shpallur si çdo vit “Burrin më seksi” dhe këtë herë kurorën e ka marrë Micheal B. Jordan. Aktori është bërë i famshëm në Hollywood me rolet e tij në filmat “Fantastic Four”, “Creed”. “Black Panther”. 33-vjeçari shprehet se është një ndjesi shumë e bukur të shpallesh burri më seksi, diçka që nuk e besonte kurrë. “Është ndjesi e mirë. E dini, njerëzit gjithmonë thonin me shaka se nuk do e arrija kurrë këtë, por është kaq bukur që e arrita”.

Jordan ka qenë aktiv në zgjedhjet e këtij viti dhe gjithashtu në lëvizjen “Black Lives Matter”.

“Mendoj se ka kohë dhe vend për gjithçka. Unë kam pritur momentin e duhur për të vepruar që të kisha impaktin më të madh. Ne të gjithë mund të marrim veprime, të vogla apo të mëdha, që do të na ndihmojnë të ndryshojmë botën”-shprehet aktori.

Ai falenderon prindërit, vëllain e motrat që i kanë dhënë forcë gjatë këtyre viteve.

“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për mua, vëllain e motrat e mia. Jam mirënjohës. Prej tyre jam ky që jam sot”.

Aktori, i cili në kohën e lirë Ii pëlqen të gatuajë dhe të luajë lojra kompjuterike, tregon se sekreti I vetëbesimit të tij është se kuptoi që nuk mund t’i bëjë të gjithë të lumtur.

“Ti mund të kesh qëllime të mira dhe përsëri mund të kesh konfrontime apo negativitet gjatë rrugës tënde. Ndonjëherë duhet thjesht t’i besosh universit dhe vetes tënde”-shprehet B. Jordan.