Michael B.Jordan konfirmon lidhjen me Lori Harvey
Mashkulli më seksi i 2020-tës, Michael B. Jordan, ka zbuluar së fundmi se nuk është më beqar. Ai ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me modelen Lori Harvey.
Aktori i njohur ka postuar në Instagram disa foto shumë romantike me partneren e tij. Në foto ata shfaqen shumë të lumtur, ku një njërën prej tyre Michael shihet duke puthur Lori-n ndërsa në një tjetër duken shumë pranë njëri-tjetrit.
Si fillim ata u panë bashkë gjatë një udhëtimi në Los Angeles për të shkuar drejt shtëpisë së aktorit. TMZ madje siguroi disa foto të tyre duke dalë bashkë nga avioni me veshje gati identike. Gjithashtu dyshja publikuan foto nga i njëjti vend pak kohë më parë, gjë që i përforcoi akoma më shumë dyshimet për një lidhje romantike.
Vitin e shkuar, kur mori dhe titullin si “Mashkulli më seksi i 2020-tës”, Michael u shpreh se ishte beqar dhe tregoi se çfarë kërkonte tek një vajzë që të bëhej partnerja e tij. Michael u shpreh se personi që duhet të ketë në krahë duhet të kujdeset për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjes dhe për shkak se është shumë selektiv ka mbetur beqar. Ndërkohë e dashura e tij, Lori, është 10 vite më e vogël se aktori dhe gjatë 2020-tës ka qenë në një marrëdhënie me reperin Future. Ndërkohë më herët modelja është përfolur për një romancë me Sean “Diddy” Combs, madje u tha se ishte fejuar me të, por më pas ishte vetë Lori që i hodhi poshtë thashethemet.