“Mi dinë bëmat, kush do të hajë m*ut …”- Balerini shqiptar flet për prirjet seksuale dhe befason me deklaratën
Balerini i njohur Graciano Tagani ka folur hapur dukë thënë se nuk e besdisin pyetjet për orientimin seksual.
Ai është shprehur se të gjithë ia dinë bëmat dhe nuk ka ndërmend ti mbyllë gojën njerëzve.
Ndërsa shtoi se i kupton njerëzit që flasin, pasi edhe vetë paragjykon të tjerët.
“Mua nuk më besdis pyetja për orientimin seksual sepse mua më njohin se kush jam, i dinë bëmat e mia. Kush do të hajë m*t , nuk ia mbyllim dot gojën fare. Kam dalë në televizor që 13 vjeç, jam gjykuar, nuk jam gjykuar, më kanë lavdëruar, më kanë sharë. Më janë bërë gjërat shumë normale. Më mjafton që të dinë njerëzit se kush jam, të më vlerësojnë për çfarë jam dhe nuk më interesion opinioni i të tjerëve. Kam paragjykim me thënë të drejtën. Dhe kur kam unë ndaj kuptoj dhe të tjerët. Nuk rrimë dot pa i dhënë gojës,”– tha Graciano i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora.
Gjithashtu i pyetur se çfarë nuk i pëlqen tek femrat shqiptare ai tha se nuk kanë frikë të kërkojnë të bëjnë seks.
“Femrat nuk kanë lirshmëri në kërkimin e seksit. Nëse një femër i duhet për të bërë seks ka turp për ta thënë. Duhet të shtrëngohet. Nuk kam kuriozitet nëse femrat vijnë vetë, dua të vështirën,”- shtoi ai.
I pyetur se çfarë konsumojnë VIP-at shqiptarë në lokalet e natës u përgjigj: “Pse vetëm të kokainës? Të gjithë njerëzit që dalin natën përdorin substanca. Për veten time nuk do të thotë që përdor, por jo se nuk kam përdorur kurrë. Ideja është të dalësh dhe të shijosh për atë që ke dalë.”
Panorama Plus