
“Mezi pres…” Samanta Karavella zbulon gjininë e bebit!
Këngëtarja e njohur Samanta Karavella po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, teksa pret të bëhet nënë për herë të parë. Lajmi për shtatzëninë e saj u bë publik pak kohë më parë, dhe tani artistja ka zbuluar edhe gjininë e bebit.
Në një festë intime baby shower, Samanta ndau me ndjekësit imazhe të ëmbla ku konfirmoi se do të sjellë në jetë një vajzë.
“E vogla është rrugës”, ka shkruar ajo krahas fotove, duke shprehur lumturinë për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
Në një intervistë ekskluzive për Living, artistja foli për emocionet që po përjeton gjatë kësaj periudhe:
“Po jetoj një nga periudhat më magjike të jetës sime. Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë ndjesinë e një jete të vogël që rritet brenda teje… Çdo goditje më kujton se dashuria më e pastër dhe më e vërtetë që kam ndjerë ndonjëherë po vjen. Zemra ime nuk është thjesht e plotë, por rreh ndryshe. E di që jeta ime do të ndryshojë përgjithmonë, dhe jam gati për çdo sfidë. Fëmijët janë bekimi më i madh, dhe unë mezi pres ta mbaj në krahë, ta shoh, ta ndjej dhe ta dua pafundësisht, siç e dua tashmë pa e parë ende.”
Samanta, e cila gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private, këtë herë ka ndarë me ndjekësit e saj gëzimin e madh të të bërit nënë. Për fansat e saj, ky është një moment i veçantë, pasi e shohin këngëtaren të përjetojë një tjetër dimension të jetës, larg skenës dhe muzikës.
Ndërsa numëron ditët deri në ardhjen e vogëlushes së saj, artistja duket më e lumtur se kurrë, duke shijuar çdo moment të kësaj eksperience unike.
Revista Who