“Mezi po pres të bëhem nënë”, rrëfimi prekës i Bleona Qeretit!
Ka pamjen, talentin, karrierën: Gjithcka duket se shkon mirë në jetën e Bleona Qeretit. Megjithatë, këngëtarja dhe opinionistja e “Love Story” bëri një rrëfim të sinqertë mbi atë që do ta bënte të ndihej krejtësisht e plotësuar. Bleona tregoi se kishte një arsye mjaft të ndjerë në vendimin e saj të përpara disa kohëve për të ngrirë vezët. Nuk ishte vetëm një impuls momenti, por dicka shumë më e thellë, të cilën e pohoi hapur së fundi.
“Nuk dua të humbas shansin për të qenë nënë”, është shprehur ajo, duke shtuar se fëmija do të jetë fryt i dashurisë me “partnerin ideal”.
“Unë do doja të kisha tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë”, – pati thënë ajo tek “Në kurthin e Piter Panit” pas kureshtjes së vogëlushëve se kur do të shohin Bleonën nënë.
Në 2018-tën, kur u mësua lajmi se kishte vendosur të ngrinte vezët, me qëllimin që të bëhej nënë, Bleona pati sqaruar se “kjo është një procedurë. Ka edhe dy vjet të mbarohet si punë, e pastaj shohim”, e tashmë, I gjithë ky si proces duhet të ketë përfunduar!