“Mezi po pres të bëhem 61 vjeç”, Nora Malaj zbulon profesionin e ri
59-vjetori e gjeti Nora Malajn të plotësuar, me plot bekime dhe mësime që i ka ndarë me ndjekësit e saj si dhe me programin “Rudina” në Tv Klan. Tashmë është koha për një etapë të re dhe kapërcimi i pragut në një dekadë tjetër, do ta gjejë pedagogen në një tjetër realizim.
Nora Malaj: Unë mezi po pres që të bëhem 61, jo 60 po e po, por 61 sepse atëherë dua se i kam dhënë një premtim punës ku jam që dua ta mbyll ciklin e plotë të një programi që kemi hapur në mësuesi dhe ai cikël më kap në 62 vite dhe dua që tëjem njeriu që ndërtoi një program të bukur për atë që kemi të gjithë nevojë dhe pastaj dua të marr gjithë kohën time, të bëhem mentore e mirë e familjes time, por mbi të gjitha e grave, vajzave dhe burrave në Shqipëri sepse mendoj që kemi një energji aq të madhe dhe jemi një popull aq i mirë që pa dashjen tonë tregojmë gjithmonë problemin kur ka momentin që duhet të bëjmë një qasje komplet ndryshe.
Kapitulli i ri i jetës së Nora Malajt pas tërheqjes nga puna e saj, do të lidhet sërish me edukimin por në një formë ndryshe.
Nora Malaj: Profesioni im i ri është një mentore këshilluese shumë e mirë për të gjithë problematikat e zgjidhjeve sociale dhe motivuese.
Rudina Magjistari: Motivuese e vajzave dhe grave.
Nora Malaj: Në fakt dua të merrem me çunat dhe me meshkujt sepse me vajzat dhe gratë do merrem vetëm në këtë pikë, që të edukojnë djem./tvklan.al