‘Mezi po pres’, Noizy drejt martesës, zbulohet krahina nga është nusja

Noizy mund të flasë gjatë e gjerë për karrierën e tij, për bizneset, muzikën, për c’të duash, ama sa i përket jetës private është shumë por shumë i rezervuar dhe rrallëherë i shpëton goja dhe tregon ndonjë gjë.

Të dielën që vjen, reperi do jetë përballë Xheraldinës, i ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”. Veç batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur për herë të parë më në fund edhe për jetën e tij private.

Mesa duket ai ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt është duke planifikuar edhe dasmën. Natyrisht që duke mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra dhe sigurisht që dasma do jetë tipike dibrane me të gjitha zakonet dhe adetet që ka kjo krahinë.

“Mezi po pres ti bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, shprehet ai. Urimeve të Xheraldinës, ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke konfirmuar kështu që planet janë të afërta dhe shumë shpejt ai do ndryshe status, s’do jetë më beqar.

Dihet tashmë që Noizy ka një vajzë që quhet Leandra, ndërsa s’dihet asnjë informacion për ish-partneren e tij, pra nënën e Leandrës. Noizy i ka kuhstuar edhe këngë të bijës.

Përvec suksesit në muzikë, Noizy është i suksesshëm edhe në fushën e binzesit, kur tashmë numëron bizneset e tij në fushën e bar-restoranteve por edhe të veshjeve, pasi ka linjën e tij personale, mjaft të suksessshme.