Mevlani surprizon Ledjanën dhe vendos pikat mbi ‘i’

Mevlani dhe Ledjana tashmë janë vetëm për njëri-tjetrin në “Përputhen” dhe këtej e tutje do t’i shohim gjithmonë bashkë në takime. Deklarata e tyre shkaktoi edhe një bujë të madhe në rrjete sociale e sulme nga konkurrentët. Antonela i quajti aktorë ndërsa Eri deklaroi se e gjitha është e stisur.

Ndërkohë në puntatën e djeshme Ledjana u përball edhe mamanë e Antonelës, ku mes të dyjave pati një debat të fortë.

Ndërkohë Mevlani për t’i vendosur pikat mbi ‘i’ e për të treguar se është aty vetëm për Ledjanën, i ka bërë kësaj të fundit një dhuratë. Ledjana ka treguar se Mevlani e ka surprizuar me një varëse me kurorë duke lënë të kuptohet se ajo është mbretëresha e tij.