Mevlani dhe Antonela bashkë? Vëllai i Mevlit publikon foton në rrjetet sociale
Antonela dhe Mevlani janë përfolur shumë shpesh për një lidhje dashurie, pas ndarjes së këtij të fundit nga Ledjana.
Ledjana në një prej intervistave të saj u shpreh se një nga shkaqet e ndarjes ishte shoqëria dhe kontaktet që ende mbante me Antonelën.
Së fundi, vëllai i Mevlanit Artani ka publikuar një foto të Mevalnit dhe Antonelës dhe e shoqëron postin me një shkrim: Dhe thoni pastaj që s’iu kam nxjerrë mirë.
Kjo tregon se Antonela ka një marrëdhënie të mirë jo vetëm me Mevlanin por edhe me vëllain e tij. Nuk e dimë nëse dyshja janë vetëm miq të mirë apo ka diçka më shumë mes tyre, por kujtojmë se pak ditë më parë në një intervistë sqaroi se Antonelën nuk e sheh dot më shumë se një shoqe.