Mevlan Shanaj & Timo Flloko, djemtë seksi të bordurave në Tiranën e ‘68-ës


Janë dy ikona të kinematografisë shqiptare, dhe që kanë bërë histori me filmat dhe rolet e tyre të spikatur. E koha pavarësisht se kalon shumë shpejt, për ata të dy duket se nuk ka ecur aspak, pasi Mevlan Shanaj dhe Timo Flloko duken ende shumë të rinj edhe sot. Por në Tiranën e viteve ‘68-‘69-të ata mund të themi me bindje që ishin ndër djemtë më tërheqës, seksi, modernë dhe ndoshta pak rebelë, kur i sheh tek ndezin cigare të shpërfillur, ulur në bordurat e kryeqytetit. Shanaj ka ndarë me miqtë foto nga jeta e tyre studentore, ku duken vërtet interesantë edhe pse jetonin në vitet e regjimit komunist. “Ndoshta koha kur Timo Flloko mësonte cigaren, por sot të dy nuk jemi përdorues duhani”, shkruan Mevlani, i cili si pak më i madh në moshë se Timo, mesa dukey i mësonte ndonjë “prapësi” si kjo e cigars, shokut të tij të ngushtë. Koha dhe vitet nuk i ndanë asnjëherë miqtë e vjetër, të cilët shpesh i sheh në shoqërinë e njëri-tjetrit sot kur Mevlan Shanaj është 73 vjeç dhe Timo Flloko, 69 vjeç./Story.al/