Met Gala i bën nderin e veçantë Rihanna-s, ngre një statujë për të / VIDEO

Rihanna mori nderin e jetës në Met Galanë e këtij viti, teksa u përjetësua në një statujë mermeri në Muzeun Metropoitan të Artit të New York-ut. 34-vjeçarja nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në ngjarjen e mbushur me yje të këtij viti, pasi ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me partnerin ASAP Rocky.

Por, sigurisht që autorja e shumë hiteve nuk u harrua pasi u zbulua një statujë e saj e lartë, e kompletuar me barkun e rrumbullakosur. Statuja u shfaq në një video të shpërndarë në llogarinë e “Vogue” në Instagram, e cila vjen pasi Rihanna zbukuroi kopertinën e numrit të këtij muaji.

Krahas videos, mbishkrimi lexonte: “Statuja e ‘Eirene (Personifikimi i Paqes)’ është zakonisht perëndesha e mermerit e profilit më të lartë në galeritë greko-romake të Muzeut. Por tani kemi Rihannan, direkt nga kopertina e ‘Vogue’ e këtij muaji”.

Rihanna gjithashtu ka shpërndarë videon në llogarinë e saj dhe ka shkruar ndër të tjera: “Pushtova Met në mermer! Çfarë ka më mirë se kaq? Faleminderit Muzeut dhe ‘Vogue’ për këtë nderim historik”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Videoja e Rihannës mori miliona shikime dhe një përgjigje pozitive nga ndjekësit e saj. Stilisti Hayden Williams shkroi: “As nuk ishte e pranishme dhe sërish pati një ndikim! Kjo është kaq e lezetshme”.