MET GALA 2021, këto veshje u konsideruan më të këqijat!
Mbrëmjen e kaluar është mbajtur një nga eventet më të rëndësishme të vitit “Met Gala 2021”. Nata më e madhe e modës u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, aty ku mbahet çdo vit.
Ajo u zhvillua dje dhe tema e këtij viti ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane.
Megjithatë, nuk munguan surprizat me veshjet e yjeve.
Pete Davidson, me xhaketën dhe fundin e zi u duk më shumë si “mësuese zëvendësuese”, siç shkruan Highsnobiety.
Kim Kardashian u shfaq sërish e mbuluar, hera e disatë që e bën këtë.
Një litar një qafë, dy rripa në brez, shumë lidhëse, kështu u duk Shawn Mendes.
Marcus Samuelsson në fustanin Met Gala e kanë quajtur “demoni i paralizës së gjumit”.
Jeremy Pope and Janet Mock. Aktori amerikan 29 vjeçar guxoi duke ardhur me dekolte.
Troye Sivan erdhi me fustan. Australiani tregoi anën e tij sensuale duke vendosur dhe një varse diamond.
Virgil Abloh, designer-i amerikan, tërhoqi vëmendjen me kapelen e tij.
Megjithatë, kishte dhe shumë të tjerë që “garonin denjësisht” për veshjen më të keqe të mbrëmjes.
/News31