Met Gala 2018/ Diva-t me veshjet më skandaloze

Tema e eventit “Met Gala 2018” ishte “Trupat e Parajsës, moda dhe imagjinata katolike”, por jo të gjithë të pranishmit iu përmbajtën kësaj ideje. Sipas “Mirror” disa veshje janë etiketuar si të këqija, pasi nuk i janë përmbajtur tematikës, e disa të tjera nuk kanë qenë aspak të përshtatshme për një event të tillë, ose thjesht ka qenë një fustan i shëmtuar në trupin e një dive. Për më shumë detaje, më poshtë do të gjeni veshjet më skandaloze që u panë në “Met Gala 2018”, të veshura nga; Shailene Woodley, Sarah Jessica Parker, Amal Clooney, Kate Moss, etj.