Messi mërzit pronarët e PSG

Lionel Messi është bërë ambasador i turizmit i Arabisë Saudite. Argjentinasi 34-vjeçar, udhëtoi në Detin e Kuq pasi mori disa ditë pushim nga PSG-ja. Sulmuesi publikoi disa fotografi në profilin e tij në Instagram, duke shijuar natyrën bashkë me miqtë.

Por kjo ishte edhe një mënyrë e mirë për të promovuar bukuritë e vendit, me argjentinasin që përfiton edhe financiarisht nga kjo.

Messi mori edhe një pritje tradicionale në Arabinë Saudite. Por ky bashkëpunim i yllit argjentinas nuk është pritur mirë nga pronarët e PSG-së, që janë nga Katari.

Ata u befasuan nga vendimi i lojtarit, që u la shije të hidhur. Mes të dyja shteteve ka pasur përplasje në vitet e fundit, ndërsa të dyja palët po përpiqen të lënë mosmarrëveshjet pas.

Por ylli argjetninas ka marrë edhe kritika nga Amnesty International në Norvegji. Institucioni deklaroi se tjetër gjë është të udhëtosh, e tjetër gjë të paguhesh për të përmirësuar imazhin e Arabisë Saudite, e kritikuar për mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

Klan News