Messi i veshur me mantelin arab: Njerëzit kanë mendime të ndryshme, por pse?

Teksa kapiteni i Argjentinës, legjendari Lionel Messi, përgatitej për të ngritur trofeun aq të dëshiruar të Kupës së Botës, emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, i veshi një mantel të zi.

Manteli, një veshje tradicionale burrash në botën arabe, mbuloi një pjesë të mirë të fanellës së Argjentinës, duke përfshirë edhe simbolin kombëtar.

Gjesti u komentua gjatë në rrjete sociale. Disa e lavdëruan për faktin që tregoi shenjë respekti, e të tjerë e konsideruan të panevojshëm. ?Thjesht pse? Nuk ka arsye për ta bërë këtë,? tha dikush online. ?Është turp që i mbuluan fanellën gjatë këtij momenti magjik,? u shpreh prezantuesi i BBC-së, Gary Lineker.

Messi veshi mantelin pasi ekipi i tij mundi Francën me penallti, pas rezultatit 3-3. Messi shënoi dy herë gjatë ndeshjes ? dhe goditi portën ku gjuajti penalltinë. Argjentina fitoi Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986.

Anabelmagazine