Messi humb mundësinë e katërt, kthehet në shtëpi pa trofe

Messi largohet nga Rusia pa Kupën e Botës. Ashtu siç i ndodhi edhe në Gjermani, Afrikën e Jugut dhe Brazil, Leo kthehet në shtëpi pa trofeun e çmuar, që për shumë persona tregon diferencën mes tij dhe Maradonës. Numri 10 i bardhekaltërve nuk ndihmoi ekipin e tij për të kapërcyer Francën. Ashtu si në 3 pjesëmarrjet e tij të mëparshme në Botëror, Leo mbeti thatë pas fazës së grupeve, shkruan Top Channel. Tashmë, yllit të Barcelonës i mbetet një shans i fundit për të fituar Botërorin: Katari. Atëherë, Leo Messi do të jetë 35 vjeç.