Messi, burri më besnik që ka parë historia!

Lionel Andrés Messi, 35 vjeçari, shpesh i cilësuar si futbollisti më i mirë në botë, me siguri është edhe më besniku.

Gjatë periudhës 2006-2009, Messi përjetoi disa prej momenteve më të mira në karrierën e tij. Kjo bëri që të lëvizte shpesh, prandaj edhe vendosi t’i japë mundësinë Antonelës (sot, gruas së tij) të njihej me dikë tjetër.

Për një kohë shumë të shkurtër, një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u përpoq t’i vjedhë zemrën Antonela Roccuzzo-s, por gjithçka përfundoi shpejt dhe çifti Messi-Roccuzzo pranuan publikisht lidhjen në 2009-ën. Ai është njohur me Antonella Roccuzzo-n që fëmijë (9-10 vjeç).

Nëpërmjet miqve dhe kushërinjve, ata u takuan në Argjentinë, për të mos u larguar kurrë më nga njëri-tjetri. Në vitin 2017, pas një dekade lidhje, çifti vendos të martohet.

Sidoqoftë, faktet për dashurinë e tyre afatgjatë, nuk na e tregojnë vetëm vitet e njohjes, por edhe detaje të tjera, si këto:

– Messi refuzon t’i afrohet më shumë apo ta prekë modelen, e cila duket e zënë në siklet:

– Edhe këtu, po përpiqet të tregohet i sjellshëm, pa e tepruar me prekje:

– Ndërsa, gjuha e trupit ndryshon nga 0-10, kur futbollisti është pranë gruas së tij:

Çifti ka 3 djem: Thiago (9 vjeç), Mateo (6 vjeç), Ciro (4 vjeç). Antonella Roccuzzo është një ish-modele dhe aktualisht, sipërmarrëse.

Anabelmagazine