Mësoni pse ish-i ju shkruan gjithmonë mesazh gjatë festave!
Festat e fundvitit janë momenti kur kujton arritjet e 12 muajve që po lë pas, bashkë me njerëzit të cilët nuk janë më në listën tënde të kontakteve. Ndërsa urimet kanë nisur tashmë, mund t’ju çudisë fakti që keni marrë mesazhe nga disa prej ish-ëve. Është ai teksti i shkurtër tipik me ndonjë batutë apo pseudonim që i thërrisnit njëri-tjetrin, si: “Po mendoja për ty” dhe urimi tipik “Gëzuar Vitin e Ri!”.
Po çfarë kërkon ky personi tani? Nuk do të thotë domosdoshmërish që ka mbetur vetëm për fundvit dhe ka nevojë për të kaluar natën me dikë. Por ndoshta shpirti i festave i bën njerëzit të ndihen më të dashur dhe të shprehin ndjenjat, ose ndihen të vetmuar apo nostalgjikë.
Një studim i 2017-s i publikuar në “Mashable” shkruante se, festat i bëjnë njerëzit më të mërzitur ose të stresuar, gjë që ndikon në arsyen pse njerëzit dërgojnë mesazhe. Trendi i quajtur “Marleying” nënkupton që ish-i shfaqet nga hiçi duke u kujtuar me një mesazh urimi për festat.
Nga ana tjetër ky mesazh na detyron që t’u përgjigjemi. Të injorosh mesazhin e ish-it gjatë vitit është gjëja më e thjeshtë, por gjatë festave situata ndryshon.
“Washington Post” i quan të gjitha përzierjet e këtyre ndjenjave si një shenjë e sezonit të marrëdhënieve nostalgjike, të frymëzuar edhe nga fotot e çifteve në Instagram, sipas Icon Style.
“Festat na vendosin në këtë ekstazë fantazie, ku mendojmë se çdo gjë është kaq e lumtur. Nëse nuk jemi të lumtur në aspektin e dashurisë për momentin, kalojmë këto ndjesi”, thonë seksologët.
Ndoshta nuk ka ndonjë shpjegim të saktë pse na shkruajnë ish-ët, por është një veprim i mirë t’i shmangni. Burimi/ The Cut