Mësim nga shtëpia? Ja si e bën mami Sara Hoxha
Sara Hoxha i është përkushtuar prej kohësh rritjes dhe kujdesit ndaj dy djemve të saj, London dhe Roman.
Këtë fakt trashëgimtarja na i ka treguar edhe në foton e fundit, ku ka zbuluar se ka nisur t’i mësojë fëmijët në shtëpi.
Në foto duket një tabelë e madhe e cila mban të shënuara ditët e javës, motin dhe muajt në gjuhën angleze.
“Shkollë në shtëpi”, ka shkruar Sara duke lënë të kuptohet se për shkak të situatës delikate nga virusi ‘Covid-19’, mësimet e dy të vegjëlve të saj janë zhvendosur në shtëpi.
Vetëm pak ditë më parë, Roman mbushi 1 vjeç, ndërsa London si një djalë më i rritur, duhet të jetë një ndihmë e madhe për mami Sarën tashmë, e cila ka gjetur kohën për t’u kujdesur në çdo moment për dy djemtë./revistawho.com