“Meshkujt shqiptar të lahen”, sipërmarrësi gay flet për “qendrat e masazhit”: Duket se aty bëhet s*ks
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u fol në lidhje me qendrat e masazhe që vajzat e punësuara aty, u ofrojnë klientëve edhe shërbime ekstra (marrëdhënie seksuale).
Në një lidhje “Skype” nga Amerika ishte sipërmarrësi, Elton Ilirjani, i cili se një gjë e tillë është “kambanë alarmi”.
“Nga të palarë tani shkojnë e bëjnë masazhe. Kambanë alarmi. Është jashtë realitetit shqiptar. Duket se aty bëhet seks. Është e tmerrshme të mendohet se një qendër masazhi të kthehet në qendër seksi”, tha Eltoni.
Sipas tij, në Tiranë mund të gjesh një qendër të tillë masazhi në çdo cep lagjeje.
“Njerëzit shkojnë në qendër masazhi edhe për shëndetin. Nuk duhet të jesh vetëm një profesionist, por edhe të kesh një certifikatë nga shteti. Unë prandaj them se ti nuk duhet ti kërkosh kandidatit për punë që në CV të vendosë foto, ditëlindjen apo dhe statusin beqar apo i martuar”, vijoi sipërmarrësi gay.
Sipas tij meshkujt në Shqipëri kërkojnë seks në çfarëdo lloj mënyre. “Kërkohet seks në çfarëdo lloj mënyre. Meshkujt shqiptar në fillim të lahen, çfarë masazhi duan”, tha ai.