Meshkuj, shikoni duart e partneres: Gjatësia e gishtit të unazës zbulon a është e prirur të tradhtojë!

Femrat me gishtin tregues të gjatë në dorën e majtë dhe me gishtin e shkurtër të unazës janë të prirura për tradhti, sipas një studimi të Universitetit të Oxfordit. Shkencëtarët pretendojnë se në një rast të tillë, femrat kanë qenë të ekspozuara ndaj një niveli të lartë horomonesh të estrogjenit gatë kohës që ishin në barkun e nënës, ndaj dhe kanë shumë karakteristika tipike femërore.

Eiluned Pearce, nga Oxfordi tregon se për këtë studim, u mat gjatësia e gishtave të 274 femrave vullnetare. Më pas, u testua ADN-ja e tyre e bënë teste psikologjike mbi cilësinë e marrëdhënieve të tyre. Rezultoi se femrat që kanë qenë të ekspozuara ndaj përqendrimit më të madh të estrogjenit në mitër janë më impulsive dhe lidhjet e tyre të dashurisë i kanë vlerësuar shumica si të pakënaqshme.

Eiluned shprehet se dhe vetë i konsideron intriguese rezultatet e hulumtimit, pasi besonte të kundërtën: Se femrat me më shumë tipare femërore janë më pak impulsive dhe më të kënaqura në marrëdhëniet e tyre romantike. Por ndërkohë meshkujve pikërisht femra të tilla u duken më joshëse, e nëse kjo bashkohet me pakënaqësinë potenciale në lidhjen aktuale, rruga deri te tradhtia bëhet shumë e sigurt. Eiluned thotë që shkencëtarët këtë e quajnë “bashkim impulsiv me meshkujt të cilët nuk janë bashkëshortë apo partnerë të tyre”.
Si të maten gishtat?

• Shtrini gishtat dhe vendoseni shuplakën në letër. Shënoni pikat e poshtme te gishti i unazës dhe te gishti tregues, menjëherë afër shuplakës, te rrudha (vija) e parë.

• Pastaj shënoni pikat e sipërme, përfundimin e gishtave dhe krahasoni rezultatet me vizore. Referimi bëhet kryesisht me duart e majta.

Bordo